LANSIMI I AUDITVE KLINIKE DHE SHQYRTIMIT KOLEGIAL NË 12 KOMUNAT PARTNERE TË PROJEKTIT

Njëzet komunat partnere të fazës së dytë të Projektit AQH, së fundi morën pjesë në punëtorinë ku u prezantuan gjetjet nga Shqyrtimi Kolegial dhe Auditet Klinike, të realizuara në vitin 2020 në 12 komunat partnere të projektit. Në diskutim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me drejtorë të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMFve) dhe koordinatorët e cilësisë nga komunat partnere. Pandemia që nisi në fillim të vitit të kaluar reflektoi në gjithë aktivitetin e ofruesve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, prandaj të gjitha 12 komunat partnere si përgjigje për situatën emergjente me COVID-19, për shqyrtim kolegial për vitin 2020 zgjodhën temën ‘Menaxhimi i pandemisë’. 

Sa i përket Shqyrtimit Kolegial, 12 ekipet e cilësisë përzgjodhën shumëllojshmëri të temave siç është: përfshirja e pacientëve me hipertension dhe diabet në sesionet motivuese-këshilluese, imunizimi (vaksina kundër Rubeolës, Paratitit dhe Fruthit për fëmijë dhe vaksina kundër Hepatit B për personelin e kujdesit shëndetësor), vizitat në shtëpi, planifikimi familjar, menaxhimi i regjistrave mjekësor, menaxhimi i hipertensionit, teknologjia informative në KPSh, parandalimi i anomalive të foshnjeve me përdorin e suplementeve gjatë shtatëzanisë.

Punëtoria u përmbyll me një listë të konsiderueshme të rekomandimeve lidhur me përmirësimin e shërbimeve të KPSh-së: forcimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative për menaxhimin e emergjencave mjekësore, hartimi i procedurave të reja dhe rishikimi i procedurave ekzistuese lidhur me menaxhimin e situatave shëndetësore epidemiologjike dhe mbrojtjes nga Covid-19, trajnimet e vazhdueshme për stafin e kujdesit shëndetësor dhe stafin mbështetës për infeksionet e mundshme endemike, epidemike dhe pandemike.

Për më tepër, Ministria e Shëndetësoi shtoi disa sugjerime për temat e ardhshme të Auditeve Klinike: referimi nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në kujdesin dytësor shëndetësor, trajtimi parenteral i pacientëve që referohen në KPSh nga spitalet – përfshirë edhe spitalet private si dhe trajtimi i diabetit, hipertensionit dhe astmës brokiale, sipas udhërrëfyesve klinik të Ministrisë së Shëndetësisë.