Përurimi i Dhomës së Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor për Menaxhimin e SKJ-ve në QKMF Prishtinë

Më 24 prill 2025, Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës, së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), përuruan zyrtarisht Dhomën e Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor (Këshillimoren) për Menaxhimin e Sëmundjeve Kronike Jo-Ngjitëse (SKJ). Kjo iniciativë shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin e ndërhyrjeve thelbësore që synojnë përmirësimin e parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjeve kronike në komunitet.

Krijimi i kësaj hapësire të dedikuar është mbështetur nga Projekti i Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), duke theksuar rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në edukimin shëndetësor publik dhe kujdesin parandalues.

Speaking at the inauguration, Dr. Izet Sadiku, Director of the Health Directorate of the Municipality of Prishtina, emphasized the significance of this new space:

Gjatë adresimit në përurimin e këshillimores, Dr. Izet Sadiku, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtines, theksoi rëndësinë e kësaj hapësire:

Jam shumë i lumtur që sot jemi këtu për këtë iniciativë me rëndësi të veçantë për shëndetin publik të qytetarëve të kryeqytetit, po fillojmë punën e Dhomës për Promovim dhe Edukim Shëndetësor për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse… Kjo dhomë nuk është thjeshtë një hapësirë fizike, është një qendër e dijës, motivimit dhe mbështetjejes për çdo individ që dëshiron të përmirësojë jetën e tij…”

E projektuar si hapësirë për të shërbyer si qendër mikpritëse dhe informuese, Dhoma e Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor do të mbështesë qytetarët e Prishtinës që jetojnë me sëmundje jo-ngjitëse siç është diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe astma. Aty do të ofrohen këshilla të vazhdueshme, edukim shëndetësor dhe mbështetje motivuese për të ndihmuar individët që të menaxhojnë më mirë gjendjen e tyre shëndetësore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Dr. Bujar Gashi, Drejtor i QKMF-së në Prishtinë, deklaroi se përurimi shënon një arritje të madhe në forcimin e kujdesit primar shëndetësor.

Ai theksoi se: “Kjo iniciativë kontribuon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe në forcimin e rolit të ekipeve të Mjekësisë Familjare, dhe infermierëve në veçanti, me pacientin si figurë qendrore.”

Përveç kësaj, ai gjithashtu shprehu zotimin për zgjerimin e hapësirave të tilla në Qendrat e tjera të Mjekësisë Familjare duke investuar në infrastrukturë dhe zhvillim profesional për t’i sjellë shërbimet më afër komunitetit.

Kjo ndërhyrje është pjesë e një strategjie më të gjerë për të forcuar shërbimet e kujdesit primar shëndetësor dhe për të promovuar një angazhim më të madh të komunitetit në menaxhimin e sëmundjeve kronike, duke siguruar fuqizimin e pacientëve, dhe jo vetëm trajtimin e tyre. Ky përurim pasqyron gjithashtu angazhimin e përbashkët të institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë për të nxitur një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Deri më sot, projekti AQH-së, në kuadër të procesit të zgjerimit, i koordinuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka mbështetur themelimin e 37 Dhomave të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor në 27 komuna, duke përfshirë Vushtrrinë, Lipjanin, Rahovecin, Mitrovicën, Drenasin, Klinën, Kamenicën, Skenderaj, Fushë Kosovën, Gjakovën, Prishtinën, Gjilanin, Ferizajin, Vitinë, Hanin e Elezit, Kaçanikun, Suharekën, Prizrenin, Istogun, Pejën, Deçanin, Junikun, Malishevën, Obiliqin, Ranillugun dhe Graçanicën. Këto dhoma janë të vendosura kryesisht në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, e në disa komuna, edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatra më të mëdha. Procesi i zgjerimit vazhdon në të gjitha komunat, duke përfshirë zgjerimin edhe përbrenda komunave, duke u shtrirë përtej QKMF-ve në qendrat shtesë të Mjekësisë Familjare.