Udhëheqës i Ekipit – Nicu Fota

Udhëheqës i Ekipit – Nicu Fota

Nicu Fota sjell mbi 15 vjet përvojë në menaxhimin e programeve dhe projekteve në sektorin e shëndetësisë në rolin e tij si Udhëheqës i Ekipit për Fazën III të Projektit të AQH-së. Me kualifikime në ekonomi, matematikë dhe duke mbajtur titullin Master i Shëndetësisë Publike për Menaxhimin e Shërbimeve Shëndetësore, Nicu ka luajtur rol thelbësor me kontribut në aspektin teknik në fazën e parë të projektit nga viti 2015 deri në vitin 2019. Ekspertiza e tij shtrihet në fusha të ndryshme duke përfshirë menaxhimin e cilësisë, zbatimin e udhëzimeve, prokurimin dhe kujdesin e integruar në komunitet. Pasi ka punuar gjatë në vendet e Evropës Lindore dhe në Ballkan, shpesh në projekte të financuara nga SDC, BB dhe BE, Nicu ka zhvilluar ekspertizën e tij në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e sektorit shëndetësor.

E-mail: [email protected]

Zëvendës Udhëheqës i Ekipit – Dr. Bajram Maxhuni

Zëvendës Udhëheqës i Ekipit – Dr. Bajram Maxhuni

Dr. Bajram Maxhuni, Specialist i Mjekësisë Familjare me përvojë të gjerë në koordinimin e projekteve, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale në Kujdesin Parësor Shëndetësor.Me një përvojë të gjatë bashkëpunimi me OJQ-të ndërkombëtare dhe Agjencitë e OKB-së, roli i tij si Zëvendës Udhëheqës i Ekipit vë në pah përkushtimin e tij për përmirësimin e udhëheqjes në shëndetësi në komunat bashkëpunëtore.

E-mail: [email protected]

Specialist i Lartë Shëndetësor – Dr. Genc Ymerhalili

Specialist i Lartë Shëndetësor – Dr. Genc Ymerhalili

Dr. Genc Ymerhalili është Specialist i Lartë Shëndetësor në Projektin e AQH-së prej më shumë se 7 vitesh. Si Mjek Familjar, ai ka luajtur rol kyç në zhvillimin e Programit të Trajnimit për Mjekësinë Familjare në Kosovë, i njohur ndërkombëtarisht nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm në MB. Përvoja e tij e gjerë dhe çmimi “Honorary Fellowship” i ndarë nga Kolegji Mbretëror nxjerrin në pah përkushtimin e tij për avancimin e kujdesit parësor dhe trajnimit të kujdesit shëndetësor.

E-mail: [email protected]

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Elvira Rasimi

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Elvira Rasimi

Dr. Elvira Rasimi, mjeke e përgjithshme me përvojë të larmishme në organizata vendore dhe ndërkombëtare, e specializuar në projekte që lidhen me aftësinë e kufizuar, migrimin dhe shëndetin riprodhues. Përvoja e saj në ngritjen e kapaciteteve dhe punën me grupet e margjinalizuara është e paçmueshme në rolin e saj si Specialiste e Lartë Shëndetësore, duke kontribuar në qasjen gjithëpërfshirëse të projektit të AQH-së ndaj kujdesit shëndetësor.

E-mail: [email protected]

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Merita Shehu

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Merita Shehu

Dr. Merita Shehu, mjeke e përgjithshme me diplomë Master në Menaxhim Shëndetësor, sjell në rolin e saj një përvojë prej gati dy dekadash. Puna e saj në nismat shëndetësore publike dhe mjedisore, ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin, duke përfshirë projektet udhëheqëse si “Ngritja e Dialogut Social në Sektorin e Shëndetësisë në Kosovë”, tregon përkushtimin e saj për përmirësimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies së komunitetit.

E-mail: [email protected]

Blerta Haxha Mahmutaj – Eksperte Shëndetësore dhe Zyrtare  Konsolidimi

Blerta Haxha Mahmutaj – Eksperte Shëndetësore dhe Zyrtare Konsolidimi

Blerta Haxha Mahmutaj, Magjistre e Farmacisë, në rolin e saj aktual ajo bashkëpunon me autoritetet qendrore dhe lokale për të mbështetur reformat në sistemin shëndetësor, për të konsoliduar aktivitetet e projektit dhe për të promovuar qëndrueshmërinë e tyre për një ndikim afatgjatë brenda sistemit shëndetësor.

Përvoja e Blertës përfshin reformat e politikave shëndetësore, menaxhmentin shëndetësor, kujdesin e orientuar nga pacienti, kontrollin e cilësisë dhe kujdesin e integruar. Ajo ka kontribuar në shumë iniciativa shëndetësore në Kosovë, duke punuar me organizata si ICARS, UNOPS, Deutsche Frauenklinik, Kolegji Heimerer, Deloitte, dhe UNMIK.

Email: [email protected]

Analiste e të dhënave për ME – Shegë Bahtiri

Analiste e të dhënave për ME – Shegë Bahtiri

Shegë Bahtiri, hulumtuese në shëndetin publik dhe mirëqenien sociale, sjell njohuri të shumta në analizën e të dhënave dhe hulumtimin e politikave. Me diplomë Master në Psikologji dhe përvojë në mësimdhënie për statistika biomjekësore, Shega i është përkushtuar promovimit të barazisë sociale dhe shëndetësore përmes analizës së të dhënave pjesëmarrëse.

Menaxhere e Financave – Luljeta Mehmeti

Menaxhere e Financave – Luljeta Mehmeti

Luljeta Mehmeti, me mbi një dekadë përvojë në financa, kontabilitet dhe auditim, mbikëqyr aspektet financiare të projektit të AQH-së. Të kuptuarit gjithëpërfshirës të menaxhimit financiar nga ana e saj dhe titulli si "Kontabiliste e Certifikuar" vënë në pah përkushtimin e saj për ta ruajtur integritetin financiar brenda projektit.

E-mail: [email protected]

Menaxhere Administrative – Hyrije Rashiti

Menaxhere Administrative – Hyrije Rashiti

Me dy dekada përvojë në zbatimin e projekteve në sektorë të ndryshëm, Znj. Rashiti siguron funksionim të rrjedshëm administrativ brenda ekipit të AQH-së. Ekspertiza e saj në punën me donatorët ndërkombëtarë dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme kontribuon në efikasitetin dhe efektivitetin e projektit.

E-mail: [email protected]

Menaxher i prokurimit dhe logjistikës / Zyrtar për Siguri dhe Sigurimin – Gani Surdulli

Menaxher i prokurimit dhe logjistikës / Zyrtar për Siguri dhe Sigurimin – Gani Surdulli

Gani Surdulli, me përvojë të gjerë mbi 24 vjet në logjistikë dhe prokurim, mbështet projektin e AQH-së në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme. Përvoja e tij në punën me organizata të njohura si USAID dhe OXFAM pasqyron përkushtimin e tij për përsosmëri operacionale.

Email: [email protected]

Shofer dhe Ndihmës Logjistik – Salih Vehapi

Shofer dhe Ndihmës Logjistik – Salih Vehapi

Salih Vehapi luan rol të rëndësishëm në sigurimin e ekzekutimit të mbarëvajtshëm të aktiviteteve logjistike për organizimet e projektit të AQH-së. Me përvojë të mëparshme në organizata të njohura ndërkombëtare si Care Norway dhe Save the Children, Salihu i sjell ekipit ekspertizë të vlefshme në menaxhimin e logjistikës.

E-mail: [email protected]

Shofer & Zyrtar Mbështetës – Nexhmedin Salihu

Shofer & Zyrtar Mbështetës – Nexhmedin Salihu

Nexhmedin Salihu sjell mbi dy dekada përvojë në ekipin e AQH-së, duke punuar më parë me organizata të njohura ndërkombëtare si SDC, Swiss Contact, DANIDA dhe GIZ. Me ekspertizë të fortë në menaxhimin organizativ dhe logjistik, ai luan një rol kyç në sigurimin ezbatimit me sukses të aktiviteteve të projektit AQH.

Email: [email protected]

Zyrtare e Komunikimit – Argnese Haxhijaj

Zyrtare e Komunikimit – Argnese Haxhijaj

Argnesë Haxhijaj është specialiste e komunikimit me diplomë Master në Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes. Ajo ka përvojë në krijimin strategjik të përmbajtjes, edukimin mbi median dhe informacionin, integritetin e informacionit dhe shëndetin publik.

Email: [email protected]