Simpoziumi Ndërkombëtar 3-ditor për Sëmundjet Jo-Ngjitëse (SJN)

Me 27 – 29 shtator 2023 në Kosovë mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar 3-ditor për Sëmundjet Jo-Ngjitëse (SJN). Nikoqirë të kësaj ngjarje janë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Qëllimi është të shkëmbehen praktikat më të mira, të përfshihen informata në Planin e Kosovës për SJN-të dhe të gjenerohen veprime dhe rekomandime të qëndrueshme për trajtimin e sfidave të SJN-ve.

Simpoziumi është i akredituar nga Oda e Mjekëve dhe Oda e Infermierëve në Kosovë.Ngjarjen pritet ta përcjellin rreth 500 pjesëmarrës, përfshirë folës të mirënjohur ndërkombëtarisht. Organizimi i këtij simpoziumi fasilitohet bashkërisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe projektet e SDC-së në Kosovë Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor dhe Shërbimet Shëndetësore të Integruara.