Fletë-notimi Komunitar është instrument për llogaridhënie sociale, planifikim, monitorim dhe evaluim të shërbimeve. FNK mbledh ofruesit e shërbimeve dhe marrësit e shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor, në mënyrë që bashkarisht të analizohen problemet dhe të gjenden mënyra të përbashkëta për adresimin e këtyre çështjeve.
Projekti AQH me partnerin implementues OJQ “POLIS”, ka filluar zbatimin e Fletë-notimit Komunitar (FNK) në tri komuna të projektit: Malishevë, Rahovec dhe Gjakovë. Në takimet fillestare të mbajtura më 2, 3 dhe 4 shkurt 2021, me përfaqësues të Drejtorive të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), përfaqësues të komuniteteve dhe shoqërisë civile, është bërë prezantimi i modelit të FNK-së. Qëllimi i këtyre takimeve ishte paraqitja e konceptit të Fletë-notimit Komunitar dhe hapat e procesit të implementimit. Procesi i FNK-së për këto tri komuna do të finalizohet gjatë muajit Maj të vitit 2021.