Projektet “Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS)” dhe “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH)” e shënojnë Ditën Botërore të Shëndetit 2026 përmes një fushate të dedikuar në rrjete sociale. Përmbajtja e kësaj fushate sfidon disa prej keqkuptimeve më të zakonshme rreth diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
E lansuar nën temën “Çfarë mendojmë ne. Çfarë thotë shkenca.”, fushata është në përputhje me mesazhin botëror “Së bashku për shëndetin. Në mbështetje të shkencës,” dhe fokusohet në promovimin e informatave të sakta shëndetësore dhe të mbështetura në shkencë, duke përdorur rrëfime të jetës së përditshme dhe mesazhe të qarta e të kuptueshme, me synimin për t’i nxitur individët të reflektojnë mbi bindjet e tyre, të njohin shenjat e hershme dhe rreziqet, si dhe të kërkojnë kujdes shëndetësor në kohë.
Fushata po shpërndahet në të gjitha platformat tona në rrjete sociale.