Resmije Ibrahimi, paciente e QMF Vushtrri, ndan me ne vlerësimin e saj për përpjekjet e AQH-së në edukimin shëndetësor për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike: “Kam mësuar shumë nga fletëpalosjet dhe nga udhëzimet e dhëna nga mjekët dhe infermierët për tu ushqyer më mirë dhe për të qenë më aktive fizikisht.”