Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ishte në vizitë tek bashkëpunëtorët e Projekteve AQH dhe IHS në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Gjatë vizitës, ekipi i SDC’së pati mundësinë për të parë nga afër punët në progress midis këtyre institucioneve shëndetësore dhe projekteve AQH dhe IHS. Kjo vizitë shërbeu si një perspektivë mbi arritjet e rëndësishme, sfidat e hasura dhe planet për të përputhur aktivitetet në Kujdesin Parësor dhe Sekondar në Kosovë. Qëllimi kryesor është të përmirësojë dhe të ngritë cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Projektet AQH dhe IHS financohen nga SDC dhe implementohen nga Swiss TPH.