Ushtrimet në një ambient si ky mund të përmirësojnë mirëqenien dhe shëndetin tonë.
Shembulli më i mirë për këtë është vullneti dhe entuziazmi që shprehën ky grup, 65 vjeç+, pjesë e pilot projektit ‘Kujdesi i Integruar’ që zbatohet në Fushë Kosovë dhe Lipjan.
Bashkë me infermieret e trajnuara, bënë ca ushtrime të lehta të përshtatshme për gjendjen shëndetësore të njerëzve me sëmundje kronike.
AQH është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohet nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH).