Projekti AQH përmes komponentës së Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vazhdimësi zhvillon materiale edukativo-shëndetësore të cilat synojnë ndërgjegjësimin e popullatës për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit. Me synim përmirësimin e fushatave të promovimit të shëndetit në mënyrë që ato të rezonojnë më mirë me audiencat e synuara, u mbajt trajnimi dy-gjysmë ditor me eksperten e marketingut social Prof.Suzanne Suggs.
Fokusi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me teoritë dhe dëshmitë që i bëjnë programet e shëndetit sa më efektive që të jetë e mundur brenda resurseve të disponueshme si dhe përmirësimi i fushatave aktuale shëndetësore.