Më 15 maj 2017, Master Trajneri për KPSH-në Dr. Fevzi Sylejmani ka mbajtur një trajnim mbi ndërgjegjësimin gjinor dhe përfshirjen sociale. Ky trajnim u mbajt në Prishtinë për ofruesit e KPSH-së (mjekët dhe infermierët) nga Fushë Kosova, Obiliqi, Skenderaji, Drenasi dhe Lipjani.
Ky modul trajnimi është akredituar nga Bordi i EVM dhe temat përfshijnë: Pabarazinë në shëndetësi dhe përfshirjen sociale; Shëndeti, Çështjet Gjinore dhe Përkatësia Gjinore ; Gjinia në Kujdesin Shëndetësor; dhe Instrumenti për Këndveshtrim Gjinor (The Gender Lens Tool). Këto sesione trajnuese janë duke u shpalosur pas trajnimit të trajnerëve (TT) mbi “Ndërgjegjësimin Gjinor dhe Përfshirjen Sociale”, i cili u mbajt nga ekspertja zvicerane nga Swiss TPH, Dr. Leah F. Bohle gjatë nëntorit 2016 dhe është planifikuar që trajnimi në të ardhmen të mbahet për ofruesit tjerë të KPSH-së në projekte të tjera nëpër Komuna.