Gjatë muajit qershor të vitit 2017, konsulenti kombëtar – Dr.Yllzim Dyla i cili është një Master Trajner për Mjekësinë Familjare, vazhdoi të mbaj sesione trajnimi mbi ‘Komunikimin dhe Këshillimin’ për stafin në nivel të institucioneve. Trajnimi përfshiu parimet për komunikim efektiv dhe gjashtë hapat e procesit të këshillimit dhe u bazuan në planprogramin e trajnimit të Mjekësisë Familjare Kombëtare. Pjesëmarrësve iu ofrua një Manual për Komunikim dhe Këshillim i cili ishte zhvilluar si pjesë e pakos së modulit. Ky modul i trajnimit do t’u mbahet edhe ofruesve të tjerë të KPSH-së që do të mbulojnë projekte të tjera në komuna më vonë gjatë vitit.