Përmes trajnimeve të Komunikimit Institucional dhe përdorimit të mediave sociale, po përfitojnë njohuri të reja partnerët e projekteve AQH dhe IHS si Ministria e Shëndetësisë, disa komuna të Kosovës, spitale të përgjithshme Gjakovë dhe Pejë, si dhe Shoqata e të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK). Trajnimi synon të përshpejtojë shkëmbimin e informacionit dhe të përmirësojë aftësitë e komunikimit të institucioneve në ndërtimin e një lidhjeje të fortë me publikun dhe përdoruesit e shërbimeve shëndetësore.