Një nga rezultatet e Studimit i Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor që është bërë nga projekti ka treguar se duhet forcuar masat për parandalimin dhe kontrollimin e infeksioneve dhe si përgjigje ndaj kësaj, AQH ka angazhuar një konsulent kombëtar – Dr. Lulzim Raka, Profesor i Mikrobiologjisë Mjekësore dhe Kontrollit të Infeksioneve, për të zhvilluar dhe mbajtur sesione trajnimi për stafin klinik në KPSH për të kuptuar parimet dhe elementet e masave për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve. Temat e mbuluara në trajnim përfshijnë: hyrje në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në kujdesin parësor, sigurinë e pacientit, higjienën e duarve, menaxhimin e mbetjeve mjekësore, masat paraprake standarde dhe infrastrukturën ligjore për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në Kosovë.
Raundi i parë i trajnimeve u mbajt gjatë periudhës qershor dhe korrik të vitit 2017, të cilat u organizuan në tre grupe (Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjakovë). Raunde të tjera trajnimi do të mbahen gjatë periudhës shtator dhe nëntor të vitit 2017.