Takimi për fillimin e AQH III me Komunën e Ferizajit

Takimi për fillimin e AQH III me Ferizajn një komunë e re e gatshme për bashkëpunim në vitet e ardhshme me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e saj.

Ekipi i projektit AQH u takua me Kryetarin dhe ekipin menaxherial shëndetësor të Komunës së Ferizajit, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimit të përbashkët me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në komunën e tyre, me qëllim të ofrimit të një shërbimi më të mirë për qytetarët e tyre.