Komunat partnere të Projektit AQH bashkë me ekipin e AQH’së u mblodhën për të diskutuar për progresin e deritanishëm të Planit të Veprimit. Menaxhimi efikas, realizimi i punëve brenda afateve kohore, ndarja e përgjegjësive brenda ekipit mjekësor janë disa nga objektivat e përcaktuara për secilën nga 12 komunat ku edhe po zbatohen planet respektive.
Gjatë takimit u vlerësuan edhe objektivat për Planin e Veprimit ‘2022-2023, dhe ideja se si të shfrytëzohet experienca e deritanishme për të vendosur qëllime prioritare, sa më të realizueshme.