Në kuadër të studimit ‘Cohort’, që nga muaji Mars, 2019’të është duke u bërë rekrutimi i pjesëmarrësve që do të jenë pjesë e tij.
Studimi ‘Cohort’ i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) po bëhet me qëllim që të ketë evidenca epidemiologjike për kontroll të sëmundjeve kronike në Kosovë si bazë për politikat shëndetësore dhe vendimmarrje.
Ekipi i studimit ‘Cohort’i përbërë nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) dhe Projekti AQH ka vizituar QKMF’të gjatë 3 javëve të fundit për të përcjellur progresin e rekrutimit. Gjithashtu stafit të laboratorit i është dorëzuar Certifikata e Mirënjohjes për punën dhe mbështetjen e tyre në këtë studim, ku edhe janë duke kryer teste laboratorike për 1000 pjesëmarrësit e studimit