Projekti AQH, edhe këtë vit mbështeti Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSh) për shënimin e Ditës Botërore të Zemrës.
Materiale informuese për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit të popullsisë, u shpërndanë në 7 regjione të vendit, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Pejë.
Video-mesazhe për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare u shfaqën në pikat kryesore të qytetit të Prishtinës dhe Lipjanit. Aktiviteti me komunitetin u mbajt në qytetin e Lipjanit, qendër model e Projektit AQH, ku qytetarët patën mundësi të marrin këshilla nga profesionistë shëndetësor për sëmundjen e zemrës dhe ruajtjen e shëndetit.
Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit të tyre.
Me ❤️ kujdesu për zemrën tënde!