Shumë nga pengesat me të cilat ata përballen mund të shmangen, edhe disavantazhet në të cilat ata hasin për shkak të aftësisë së kufizuar mund të kapërcehen. Qytetarët e Lipjanit, veçanërisht personat me aftësi të kufizuara, tani mund të kenë qasje më të lehtë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, përmes ashensorit, i cili u mundësua me mbështetjen e Projektit AQH.Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë vazhdimisht për t’u siguruar që personat me aftësi të kufizuar të kenë akses të barabartë në informacion dhe shërbime cilësore të kujdesit parësor shëndetësor.