Prezantimi i punës dhe rezultatet e deritanishme të projektit AQH

Projekti AQH prezantoi punën dhe rezultatet e deritanishme në takimin e organizuar nga Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Asosiacionit të Komunave të Kosovës. Thellimi i bashkëpunimit të nivelit qëndror dhe atij lokal në Kujdesin Parësor Shëndetësor(KPSH) ishte fokusi i diskutimit të Ministrit të Shëndetësisë, Z. Rifat Latifi me përfaqësuesit e drejtorive komunale për shëndetësi. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesit e zyrës së SDC-së në Kosovë. SDC përmes projektit AQH në vazhdimësi mbështet përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në KPSH.