Pas Konferencës Ndërkombëtare të Kujdesit të Integruar në Prishtinë, organizuar nga projekti AQH në shkurt 2017, Udhëheqësja e Ekipit të projektit AQH, Debra Stevenson dhe Dr. Agim Krasniqi, Udhëheqës i QKMF-së në Lipjan u ftuan të bëjnë një prezantim verbal në Konferencën e 17-të Ndërkombëtare për Kujdesin e Integruar me titull “Ndërtimi i një platforme për kujdes të integruar: Ofrimi i ndryshimit që ka rëndësi për njerëzit’. Në përputhje me temat e konferencës, prezantimi ynë kishte titullin “Kujdesi i Integruar në Kosovë: Sfidat për kujdesin primar shëndetësor”.
Konferenca u mbajt më 8-10 maj, 2017 dhe u ndoq nga më shumë se 1000 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Sesionet në konferencë ishin të një rëndësie të veçantë për projektin, përfshirë:
- Si të hartohet dhe implementohet kujdesi i integruar (prezantime të përvojave të vendit të organizuara nga Komisioni Evropian)
- Zbatimi i kujdesit të integruar (seanca plenare e kryesuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Kujdes të Integruar)
- Vendosja e pacientit në kujdes të integruar (prezantime nga përdoruesit e shërbimit dhe përfaqësuesit e pacientëve)
- Parandalimi dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike: angazhimi dhe fuqizimi i njerëzve, dhe
- Menaxhimi i diabetit.
- Poster Prezantimi – Kujdesi i integruar në Kosovë (Ky prezentim është vetëm në gjuhën angleze).