Konferenca e 5-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik – “Përcaktorët e sjelljeve shëndetësore në vendet e Rajonit Europian” u mbajt më 9 maj 2017 në Tiranë. Qëllimi i konferencës ishte trajtimi i çështjeve kryesore lidhur me përcaktorët e sjelljeve shëndetësore dhe sëmundjeve në shoqëritë në tranzicion të Ballkanit Perëndimor dhe në vende të tjera të rajonit Europian dhe fokusi i konferencës ishte në faktorët kryesorë të sjelljes/stilit të jetesës duke përfshirë pirjen e duhanit, konsumimin e alkoolit, përdorimin e drogave, aktivitetin fizik, sjelljen seksuale dhe zakonet e të ushqyerit.
Projekti AQH ka mbështetur një grup prej 14 pjesëmarrësve që të marrë pjesë në konferencë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Edukimit Shëndetësor dhe Promovimit Shëndetësor (ESh/PSh) nga niveli kombëtar, rajonal dhe komunal si dhe 2 përfaqësues të projektit AQH. Tri prezantime të grupit të mbështetur nga projekti AQH u miratuan nga sekretariati i konferencës:
- Ariana Bytyci nga projekti AQH prezantoi mbi: Njohuritë, Qëndrimet, Praktikat dhe Sjelljet (KAPB) mbi sëmundjet jo-ngjitëse, Kosovë 2016; në sesionin plenar 1
- Teuta Demjaha, Këshilltare e Ministrit të Shëndetësisë prezantoi mbi: Pirjen e duhanit mes mësuesve në shkollat fillore në Maqedonië; në sesionin plenar 2, dhe
- Florie Miftari nga IKShP prezantoi mbi: Sëmundjet malinje të gjirit dhe të traktit gjenital femëror të raportuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 2012-2014; në sesionin plenar 3.
- Prezantimi – Njohuritë, Qëndrimet, Praktikat dhe Sjelljet (KAPB) mbi sëmundjet jo-ngjitëse, Kosovë 2016 (Ky prezentim është vetëm në gjuhën angleze).