Një qasje e re që është mbështetur nga projekti ynë gjithashtu, është përdorimi i Tele-mjekësisë për pacientët me sëmundje kronike. Në vend që atyre të ju duhet të shkojnë në Qendrat e Mjekesise Familjare, pacientëve me sëmundje të sheqerit (diabetit) dhe shtypje të lartë të gjakut (hipertension) ju është mundësuar që të marrin këshilla dhe pergjigje në pyetjet e tyre permes konsultave në telefon me infermieren e tyre. Përveç të tjerave, kjo e shmang rrezikun e infektimit me koronavirus pasiqë shmang edhe kontaktin e afërt në mes të pacientëve dhe mjekëve.