Në ditën e dytë të punëtorisë “Kujdesi etik dhe cilësor për të gjithë”, të mbajtur nga Dr. Marius-Octavian Filip, ekspert i shquar i kujdesit shëndetësor me përvojë të pasur në zhvillimin e standardeve të kujdesit shëndetësor dhe akreditimit për ofruesit, pjesëmarrës nga institucionet, sektori i kujdesit shëndetësor dhe shoqëria civile, vazhduan të eksplorojnë nocionet e të drejtave dhe përgjegjësive të pacientit, edukimin rreth shëndetit dhe rrugëtimin drejt avancimit të angazhimit të pacientit. Qëllimi është të avancohen sistemet e integruara të kujdesit dhe të përmirësohet përvoja e pacientit dhe rezultatet shëndetësore për të gjithë.Punëtoria është pjesë e aktiviteteve që i paraprijnë Simpoziumit Ndërkombëtar treditor për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse që fillon nesër në Prishtinë