Momente nga dita e parë e Punëtorisë, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e mbështetur nga AQH për Vlerësimin e Procesit për të zgjedhur Mjekun Familjar në 4 Komuna të Kosovës: Prishtina (QMF Bregu i Diellit dhe QMF Ulpiana), Istogu, Lipjani dhe Prizreni.
Komunat, përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë, Projekti AQH diskutuan së bashku mësimet e nxjerra dhe hapat përpara për të zbatuar me sukses procesin në nivel nacional.