Konferenca vjetore e Farmacisë në Kosovë kishte temën ‘Përmirësimi i sigurisë së barnave në Kujdesin Parësor përmes komunikimit efektiv në farmaci’. Në konferencë, Projekti AQH ndau përvojat mbi punën për menaxhimin e sëmundjeve jo të transmetueshme në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Konferenca e organizuar nga Departamenti i Farmacisë së Fakultetit të Mjekësisë me mbështetjen e AQH, shërbeu edhe për ndarje të përvojave ndërkombëtare për përmirësimin e sigurisë së mjekimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor.