“Infermierët e bashkuar”

Divizioni i Infermierisë i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës organizoi Konferencën Ndërkombëtare të Infermierisë, të titulluar “Infermierët e bashkuar: Një forcë për shëndetin global”, me mbështetjen e Zyrës së SDC në Kosovë përmes projekteve AQH dhe IHS. Në konferencë morën pjesë profesionistë të infermierisë nga disa vende anembanë botës. AQH ndau përvojën e Trajnimit të Trajnerëve për të përfshirë Këshillimin Motivues në kurrikulën e Fakultetit të Infermierisë dhe Mamisë. Konferenca shërbeu si një vendtakim për të shkëmbyer përvoja dhe projekte kërkimore midis infermierëve me synimin për të ndihmuar pjesëmarrësit në misionin e tyre për të përmirësuar sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të krijohet një e ardhme më e mirë përmes reflektimit të përbashkët.