Edukimi shëndetësor tani është më i rëndësishëm se kurrë. Nuk ka të bëjë vetëm me të kuptuarit e fjalorit mjekësor, por edhe me përqafimin e një qasjeje tërësore ndaj raportimit rreth sektorit shëndetësor dhe temave të lidhura me shëndetin. Objektivi kryesor i punëtorisë dyditore “Përmirësimi i raportimit shëndetësor në media” është të bëjë bashkë gazetarët, redaktorët dhe ekspertët e komunikimit nga sektori shëndetësor për të shkëmbyer njohuri, strategji dhe praktika më të mira që të gjithë të kenë qasje, të kuptojnë dhe të përdorin në mënyrë efektive informacionet shëndetësore.Seria e punëtorive që zhvillohen përpara Simpoziumit Ndërkombëtar për Sëmundjet Kronike Jo-ngjitëse në Kosovë ka për synim t’u ofrojnë pjesëmarrësve më tepër mundësi për të fituar një kuptim më të thellë të temave të lidhura me SJN-të, për t’u angazhuar në të nxënit interaktiv dhe për të shkëmbyer njohuri me profesionistë të tjerë.