Kjo ishte tema e diskutimit në tryezën e organizuar nga Projekti AQH me partnerët Ministria e Shëndetësisë, PRAK dhe Handikos. Qëllimi i tryezës ishte ndërgjegjësimi për transformimin e rolit tradicional të pacientit dhe promovimin e qytetarisë aktive në kujdesin shëndetësor.Që nga viti 2007 në Evropë festohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve më 18 Prill, duke mbrojtur të drejtat e pacientëve dhe advokimin për përfshirje në politikëbërje.