AQH në bashkëpunim me MSH-në dhe Asosiacionin e Mjekëve Familjarë të Kosovës

AQH në bashkëpunim me MSH-në dhe Asosiacionin e Mjekëve Familjarë të Kosovës janë duke organizuar trajnim për 500 mjekë dhe 100 infermierë nga qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në mbarë vendin për interpretimin e EKG-së. Ky trajnim do t’u mundësojë këtyre profesionistëve të kujdesit shëndetësor të rrisin aftësinë e tyre për të analizuar rezultatet e EKG-së, i cili është një mjet i nevojshëm për vlerësimin e funksionit kardiak. Trajnimi që pritet të përfundoj gjatë Korrikut, do të shërbejë si një rifreskim për aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe do jetë mbështetje për profesionistët tanë shëndetësor në ofrimin e shërbimeve cilësore për popullatën.