Ekipi i Projektit AQH dhe bashkëpunëtorët e projektit, ishin ndër 1877’të profesionistët shëndetësor që morrën pjesë në Konferencën Europiane WONCA Europe conference Bratislava 2019.
Tema kryesore e Konferencës ishte “Ana njerëzore e mjekësisë”, përshirë:
Ndërtimin e raporteve të hapura mjek-pacient
Kujdesin për pacientët përtej diagnostifikimit dhe trajtimit të tyre
Fuqizimin e pacientëve për të shprehur mendimet, shqetësimet, dhe pritshmëritë e tyre
Kujdesin e mjekëve për mirëqenien e tyre personale
Përpilimi i aktiviteteve të Projektit AQH vazhdon të bëhet duke u mbështetur në këto pika.