Nëse keni ndonjë sëmundje kronike – siç është diabeti, hipertesioni, astma – aktiviteti fizik mund të ketë dobi të jashtëzakonshme në shëndetin tuaj.Kjo po ndodh në Fushë Kosovë, ku Infermierja e trajnuar organizon klasa për aktivitet fizik me qëllim të informimit dhe praktikimit të ushtrimeve të përshtatshme krahas gjendjes shëndetësore.Ky aktivitet mbështetet nga AQH dhe është pjesë e pilot projektit ‘Kujdesi i Integruar’ që targeton pacientët 65+, me sëmundje kronike, në Komunën e Fushë Kosovës.