Projekti i AQH-së është duke punuar në pilotimin e një ndërhyrjeje të Kujdesit të Integruar në Komunën e Fushë Kosovës. Është themeluar grupi punues (GP) në nivel komunal për të siguruar të dhëna për ekspertit ndërkombëtar – Dr. Viktoria Stein, e cila po zhvillon modelin e kujdesit të integruar. Punëtoria fillestare me anëtarët e GP-së dhe eksperti ndërkombëtar është mbajtur gjatë periudhës 13-14 shtator 2017, për të prezantuar parimet dhe elementet kryesore të kujdesit të integruar, si dhe për ta definuar kujdesin e integruar në kontekstin lokal. Gjithashtu, anëtarët e grupit punues kanë caktuar si grup të synuar për kujdes të integruar pacientët që janë mbi moshën 65 vjeç, me sëmundje të diabetit të tipit 2. Pas punëtorisë fillestare, GP ka vazhduar me hartimin e profilit komunal të Fushë Kosovës, i cili informon rreth realizueshmërisë së modelit të kujdesit të integruar. Për më tepër, një rishikim i shpejtë i literaturës ndërkombëtare shfaqi dëshmi ekzistuese për kujdesin e integruar për njerëzit e moshuar me sëmundje të diabetit, si dhe krijoi bazën për draft-modelin.