Zgjerimi i Qasjes së Kujdesit Cilësor: Zgjerimi i Zgjedhjes së Mjekut Familjar

Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar me sukses fazën pilotuese për zgjedhjen e mjekut familjar. Duke ndërtuar mbi këtë arritje, ata tani janë të angazhuar për të zgjeruar këtë iniciativë në nivel nacional. Përfaqësuesit e Ministrisë, në bashkëpunim me ekipin e AQH-së, aktualisht po vizitojnë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare për të planifikuar hapat e ardhshëm të këtij procesi të rëndësishëm. Kjo iniciativë synon të sigurojë një qasje më të gjerë në kujdesin cilësor shënetësor në të gjithë vendin, duke përmirësuar kujdesin për pacientët dhe rezultatet shëndetësore.