Vizita e Ambasadorës Andrea Studer

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Ambasadorja Andrea Studer, Ndihmës Drejtoreshë e Përgjithshme, Shefe për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut (MENA) – Divizioni i SDC’së për Evropë, vizitoi Lipjanin, një nga komunat partnere të projektit AQH. Gjatë vizitës, ekipi i AQH-së dhe menaxhmenti shëndetësor i Lipjanit diskutuan për përpjekjet e tyre të përbashkëta për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në dispozicion të banorëve të Lipjanit.

AQH është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Kosovo, i implementuar nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH).