Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lumadh e gjetëm në këtë gjendje (Si në fotot më poshtë). Për shumë kohë banorët e Lumadhit dhe Stanocit nuk kanë mundur të marrin shërbime shëndetësore të duhura në këto hapësira.
Jemi të lumtur që shohim këto pamje pas renovimit që i është bashkë-mundësuar kësaj Qendre nga AQH – Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe vet Komuna e Vushtrrisë.