Dr. Leah Bohle, nga Swiss TPH, ka mbajtur një trajnim për personat e identifikuar si trajner potencial në modulet rreth çështjeve të ndërgjegjësimit gjinor dhe përfshirjes sociale, i cili ofrohet për ofruesit e KPSH-së në institucionet pjesëmarrëse të Projektit në të ardhmen. Në trajnim morën pjesë 20 pjesëmarrës në përbërje të Drejtorëve të QKMF-ve, Mjekëve familjar dhe infermierëve dhe Master trajnerëve të KPSH-së, ku është ndërtuar mbi trajnimin hyrës tashmë të realizuar nga Leah në nëntor të vitit 2016. Trajnimi u fokusua në atë se si duhet përdorur ‘Udhëzuesi për ndërgjegjësimin gjinor dhe përfshirjen sociale: Udhëzues trajnimi për trajnerët e Mjekësisë familjare’ i krijuar dhe i prezantuar para pjesëmarrësve gjatë trajnimit të mëhershëm, dhe i cili është akredituar nga Bordi i EVM-së.