Trajnimi mbi përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë – Mekanizmat e jashtëm dhe të brendshëm

Si pjesë e programit tonë të trajnimit mbi menaxhimin e cilësisë, Dr. Manfred Zahorka nga Swiss TPH ka ofruar një modul të shkurtër trajnimi për koordinatorët e cilësisë të cilët punojnë në 12 komunat e projektit. Gjatë trajnimit pjesëmarrësve u është ofruar hyrja në parimet e Përmirësimit të Vazhdueshëm të Cilësisë (PVC) në mënyrë që t`i kuptojnë më mirë mënyrat e vlerësimit të mangësive të cilësisë. Ky trajnim gjithashtu i ka njoftuar pjesëmarrësit me parimet e auditit klinik, shqyrtimit kolegial (Peer Review) dhe krahasueshmërisë së shërbimeve (Benchmarking).