Udhëheqësja e ekipit të projektit AQH, Debra Stevenson zhvilloi një trajnim 2-ditor mbi ‘Menaxhimin, udhëheqjen dhe partneritetin në KPSH’ për drejtorët e QKMF-ve, DSHMS-ve dhe trajnerët kryesor (master) të KPSH-së. Ky modul shqyrtoi rolet udhëheqëse dhe menaxheriale që ndërmerren nga menaxherët dhe udhëheqësit e KPSH-së dhe se si të krijohet një ekip i suksesshëm. Ky modul morri parasysh faktorët kryesor të përfshirë në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet akterëve të ndryshëm dhe si të përmirësohet koordinimi mes tyre. Moduli gjithashtu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit në menaxhimin e shëndetit dhe nevojën për ta përmirësuar atë. Ky trajnim është gjithashtu i akredituar nga Bordi i EVM (Edukim i Vazhdueshëm Mjekësor).