Takimi me Trajnerët për Trajnerë (TT) për Trajnimin mbi Menaxhimin

Pas përfundimit të ciklit të parë të Trajnimit mbi Menaxhimin, ku u trajnuan menaxherët e lartë dhe TT-të nga 12 Komunat e projektit, projekti AQH mbajti një takim me TT-të për të organizuar një plan të hollësishëm të ciklit të dytë të Trajnimit mbi Menaxhimin. Në takim u vendos që trajnimi do të mbahej në 3 grupe të projektit tanë: Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Raundi i dytë i Trajnimit mbi Menaxhimin është planifikuar të fillojë në shtator 2017.