Ky event shënoi takimin e parë të Komitetit Drejtues për Fazën III të AQH’së. Nën udhëheqjen e z. Laurent Torche, Zëvendës Drejtor i Zyres Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkepunim në Kosovë, dhe në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, komiteti analizoj ndikimin e projektit gjatë periudhës së kaluar. Ishte nder për ne që kishim Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në mesin tonë, veçanërisht për të përshëndetur përfundimin e misionit katër vjeçar të z. Torche në Kosovë. U diskutuan planet për fazën e ardhshme, dhe Raporti Vjetor 2024 u miratua zyrtarisht.