Takimi i Grupit Punues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit AQH mbi Mekanizmin “Bazuar në Kërkesa”

Sapo mbyllë, një takim të rëndësishëm me prezencën e Dr. Naim Bardiqi ku grupi punues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekipi i AQH’së u bashkuan për të diskutuar përpjekjet tona bashkëpunuese nën Mekanizmin “Sipas Kërkesës”. Së bashku rishikuam aktivitetet e realizuara deri më tani në kuadër të këtij mekanizmi inovativ dhe planifikuam rrugën drejt planeve të ardhshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.