Takim për Shkëmbim Përvojash në mes të Komunave

Së fundmi organizuam një takim në Lipjan me pjesëmarrës nga Shtimja, Hani i Elezit dhe Kaçaniku. Patëm diskutime të rëndësishme mbi planifikimin e buxhetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku menaxhmenti i Lipjanit ndau procedurat e tyre buxhetore se si kanë arritur të ndajnë buxhet për aktivitete që do i bashkëfinancojnë dhe krijojnë me projektin AQH.
Pjesëmarrësit vizituan gjithashtu Këshillimoren për pacientë me sëmundje kronike në Lipjan. 

Ngjarja përforcoi bashkëpunimin dhe identifikoi hapat e ardhshëm për shërbime më cilësore për pacientët.