Kryetari i Junikut së bashku me Drejtorin e QKMF’së na vizituan në zyret e AQH’së dje. Ishim të kënaqur të dëgjonim vlerësimin për punën e bërë dhe të pranonim një Certifikatë Mirënjohjeje nga Kryetari, Ruzhdi Shehu.
Gjatë takimit diskutuam për punën e përbashkët që na pret tutje për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për banorët e Junikut.‘Projekti i fundit për përmirësimin e infrastrukturës në Junik do na mundësoj që eksperienca e pacientëve dhe stafit në qendrën tone të jetë më e mirë’ tha Dr. Ali Kuqi, Drejtor në QKMF Junik.