Nga tenda në tendë, u ofruan këshilla të rëndësishme për shëndetin, fokusuar në parandalimin, zbulimin e rasteve të reja dhe ofrimin e konsultimeve me mjekë familjare për menaxhim më të mirë të sëmundjeve kronike.
Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve të planifikuara nga Drejtorati i Shëndetësisë dhe QKMF Prishtina për të shënuar 25 vjetorin e Shëndetit të Prishtinës, të cilin e festuan me një paradë në qytet ku morën pjesë mantelbardhët.
Karavani i Shëndetit është pjesë e projektit AQH, projekt i financuar nga Zyra Zvicerane në Kosovë Embassy of Switzerland in Kosovo dhe i implementuar nga Swiss TPH.”