Siguria e pacientit dhe parandalimi i infeksioneve në Kujdesin Shëndetësor

57555538_1262819060560727_5778829332277362688_n

Askush nuk duhet të sëmuret përderisa është duke u trajtuar në spital apo në kërkim të kujdesit shëndetësor. Infeksionet spitalore apo infeksionet gjatë kujdesit shëndetësor janë një rrezik serioz i shëndetësisë moderne. Si mund të parandalohen apo të ulet numri i tyre? Dhe, cilët janë faktorët që i shkaktojnë këto infeksione? Për të diskutuar për këtë temë u mblodhën Profesionist shëndetësor, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, deputet, gazetarë, jurist, përfaqësues të Inspektoriatit Shëndetësor, dhe të Organizatave aktive në Kosovë.

Në këtë tryezë diskutimi të organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, dhe mbështetur nga AQH u fol për sfidat dhe mundësitë për të rritur sigurinë e pacientëve nga infeksionet brenda institucioneve shëndetësore në Kosovë.