Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve planifikuese të drejtorëve të DSHMS-ve dhe QKMF-ve, është mbajtur trajnimi shtatë-ditor me temën: “Si duhet planifikuar suksesshëm” i bazuar në programin ndërkombëtar të ofruar në Bazel nga Swiss TPH. Ky program është përshtatur nga Swiss TPH posaçërisht për këtë projekt, me fokus në përcaktimin e prioriteteve, caktimin e burimeve dhe menaxhimin e projekteve strategjike, i cili është akredituar nga Bordi i EVM-së. Edhe pse trajnimi zakonisht ofrohet vetëm në Bazel, Zvicër nga Swis TPH, programi i trajnimit është realizuar në Prishtinë nga ana e ekspertëve të Swiss TPH, Axel Hoffman dhe Bernadette Peterhans, dhe është realizuar ndërmjet 16-24 janari i vitit 2017 në Hotel Emerald. Të gjithë 26 pjesëmarrësit përfshinin DSHMS, drejtorët e QKMF-ve dhe Master Trajnerët e KPSH-së. Ky trajnim paraqet një përgatitje të rëndësishme për aktivitetet e planifikimit të shërbimeve shëndetësore, i cili do të fillojë më vonë gjatë vitit.