Shkëmbim Përvojash në mes të Komunave – Përmirësimi i Menaxhimit të Radhës së Pacientëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Menaxhimi i radhës së pacientëve mund të jetë një nga sfidat më të mëdha në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Përfaqësues nga komunat e Klinës, Prishtinës, Lipjanit dhe Gjakovës u mblodhën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të parë nga afër praktikat më të mira të menaxhimit të radhës së pacientëve.

Këto takime janë kyçe për ​përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe për të siguruar që qytetarët të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm.