Në javën e kaluar, organizuam një sesion trajnimi dedikuar “Kundërshtimit të Dezinformimit në Shëndetësi” për anëtarët e Këshillave të Pacientëve dhe të Drejtave të Pacientëve në Kosovë. Qëllimi ynë ishte që individët që preken nga Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse (NCD) dhe kujdestarët e tyre të kenë mjete dhe aftësi të nevojshme për të identifikuar dhe luftuar efektivisht dezinformimin në lidhje me shëndetin.
Ndër të tjera, trajnimi synoi të pajisë pjesëmarrësit me aftësinë për të njohur informacionin e rremë dhe për t’i përdorur mediat me përgjegjësi të plotë.