Në Grabanicë të Klinës u mbajt një sesion informues mbi astmën nga Dr. Gazmend Bojaj, Drejtor në QKMF, Klinë. Pjesëmarrësit morën informacione të rëndësishme mbi menaxhimin e astmës dhe patën mundësinë të masin funksionimin e mushkërive, shtypjen e gjakut dhe sheqerin në gjak. Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt edukimit dhe përgatitjes së komunitetit tonë për të menaxhuar këtë sëmundje. Edukimi dhe informimi i duhur janë çelësat për përmirësimin e shëndetit publik dhe për rritjen e ndërgjegjësimit mbi sëmundjet kronike si astma.